Jan 23, 2020
Klienti blen duke u bazuar në pamjen e parë.
Tashmë është e rëndësishme që përpara se të reklamoni dhe vendosni shtëpinë tuaj në shitje, të vihet gjithashtu pak rregull.
Mos harroni, klienti blen duke u bazuar në pamjen e parë.
Ne i rekomandojmë gjithmonë klientët tanë që nëse është e mundur të hiqen sa më shumë nga sendet e tyre personale. Mjediset duhet të jenë sa më të qarta që pronari i ardhshëm të ketë më shumë mundësi për të shikuar secilën hapësirë.
Blerësi është i interesuar të shohë paramentrat dhe cilësine e materialeve siç janë dyshemeja, muret, tavani, dyert, dritaret; kushtet e banjove dhe mobiljet e palëvizshme siç është kuzhina.
Nëse ende nuk e dini se çfarë duhet të bëni që shtëpia juaj të jetë gati për të pritur Blerësit e rinj, lexoni KËTU.
Mos harroni... nuk ka një shans të dytë për të lënë një përshtypje të parë!