Blog

SI TE SHESESH SHTEPINE PER 8 SEKONDA!

Aug 27, 2019

SI TE SHESESH SHTEPINE PER 8 SEKONDA!

 

Një shprehje e vjetër thotë që “Përshtypja e parë të jep gjithmonë një mundësi të dyte” dhe kjo vlen jo vetëm për njerëzit por edhe për pronat e paluajtshme.

 

Shumë ekspertë nga eksperienca e tyre ndër vite në tregun imobiliar kanë dalë në përfundimin që mjaftojnë 8 sekonda duke ecur nëpër shtëpi që blerësi potencial të krijojë një përshtypje të parë për shtëpinë tënde.

 

Gjithashtu nga eksperienca ime 10 vjecare, e them me siguri që ky fakt është i vërtetë.  Mjaftojnë disa detaje për të rregulluar ose prishur gjithçka brenda pak sekondave.

 

Pra, si ta bëjmë përshtypjen e parë më të mirë....

 

AROMA –  Meqënëse nuhatja është një nga shqisat që ndikon më së shumti tek në, është e rëndësishme që të zhdukësh aromat e këqija sidomos nëse ke kafshë shtëpiake apo duhanpirës në shtëpi. Këshilla jonë – mos pi më cigare brenda në shtëpi në momentin që vendos për ta shitur atë dhe përdor aromatizues apo deordorant posacërisht për ambientet e mbyllura që ti japin shtëpisë një aromë freskie dhe pastërtie.

 

RRËMUJA dhe PASTËRTIA – Shtëpia duhet të jetë sa më e rregullt dhe e pastër, sigurohu që kundrabufeja në kuzhinë të mos ketë ushqime apo ene jashtë por të gjitha të jenë nëpër rafte, dhoma e ndenjes të jetë e sistemuar ashtu edhe dhomat e gjumit (sidomos krevatet). Një pikë kyce janë tualetet për të cilat duhet të tregosh kujdes të vecantë në pastrimin e tyre. Një këshillë : Sa më pak gjëra personale në shtëpi. Meqë ke vendosur ta shesësh atë, fillo dhe paketo sendet e tua personale.

 

NDRICIMI –Një shtëpi të errët nuk e dëshiron askush. Sigurohu që të gjithe abazhuret funksionojnë. Mos përdor ndricim të ftohtë në shtëpi. Para cdo vizite nga një blerës potencial ndiz të gjitha dritat, ngri grilat dhe hap të gjitha perdet. Sa më shumë dritë natyrale aq më e pëlqyeshme shtëpia.

 

DETAJET BËJNË DIFERENCËN – shtoni disa detaje përfundimtare të cilën do ta bëjnë shtëpinë tënde të duket sa më tërheqese si : lule natyrale mbi tavolinë, vazo me lule nëpër shtëpi dhe dekore të këndshme por pa e tepruar.

 

IK PËR KAFE -  Këshilla e fundit dhe mbase më e rëndësishmja, NUK DUHET TE JESH I PRANISHËM kur shtëpia jote të tregohet. Prania jote do të bëjë që blerësit të mos jenë plotësisht të lirshëm dhe të ndihen rehat për tu ndier si në shëpinë e tyre. Lërjani në dorë profesionistëve që të drejtojnë dhe kanalizojnë të gjitha avantazhet e shtëpisë tënde te blerësi.


Prandaj mbani mend Shitësa (pronarë shtëpie) përshtypja e parë është gjithçka dhe ti ke vetëm disa sekonda kohë që ta bësh atë më të mirën e mundshme, nese mendon qe ke nevoje per konsulencen e nje eksperti kontakto me Mei Realty .

 

 

Enkela KOLA