Aug 27, 2019
I HAVE BEEN READY FOR YOUR HOME!
Le te qendrojme akoma te "hilet" qe perdorin agjentet jo profesioniste per te bindur shitesit per te punuar me ta.
Shume nga agjentet e "paafte" ose te rinj ne kete fushe, nga mungesa e eksperiences, ekspertizes dhe duke mos pasur siguri te vetja perdorin nje taktike pak "te ulet" per te bindur klientet qe duan te shesin shtepite te punojne me ta.
Me siguri qe tani je shume kurioz per te lexuar se cila eshte kjo taktike. Vazhdo lexo artikullin.
Ne vijim te postimit "Perse nuk po shitet shtepia ime" (nese nuk e ke lexuar ende, kliko ketu per ta lexuar) ku une u mundova te sqaroj per mbivleresimin qe i bejne "palo" agjentet shtepise tende do te mundohem te flas per "hilen" e dyte me te perdorshme.
2. Kam nje klient te interesuar per shtepine tende.
Kjo eshte nje nga te preferuarat e mia.
Pra agjenti pasi ka gjetur kontaktin tend nepermjet portaleve te merr ne telefon dhe te thote:
- Pershendjetje! Po shoh kete njoftimin tuaj qe keni nje shtepi ne shitje. Pastaj pasi prezantohet se kush eshte dhe tek cila agjensi punon te thote qe ka nje klient te interesuar per shtepine tende, pasi ne kete menyre ai pretendon te terheqi vemendjen tende dhe miratimin tend per te punuar me te. Si mund ta besosh ti kete ?
Po cfare ndodh me pas ?
Agjenti vjen, ben disa foto dhe po ate dite ose te nesermen te thote qe klienti nuk e pelqeu nga fotot. Epo te lutem, mos me thuaj qe e besove genjeshtren e tij ne lidhje me bleresin potencial sepse kjo do te fyente rende inteligjencen tende.
Keshille
Kur te te marrin heres tjeter ne telefon dhe te te thone qe kam nje bleres potencial per pronen tende pyete agjentin se nga e di qe prona jote i pershtatet bleresit te tij kur as ai vet nuk e ka pare pronen nga afer?
Nga pergjigja e tij do e kuptosh qe nuk po te thote te verteten.
Ti nuk ke nevoje te punosh me nje agjent qe e nderton marrdhenien mbi genjeshtra. Zgjidh nje agjent qe ka eksperiencen dhe ekspertizen, mbi te cilat ti duhet te mbeshtetesh fort. Nje agjent qe zgjedh te te thote te verteten edhe kur nuk ka klient gati per pronen tende. Bleresit do te vijne me siguri nese ke agjentin e duhur.