Apartamenti eshte pjese e nje prej residencave me te reja te vitit 2020 duke disponuar standartet me te mira te ndertimit. Ka nje siperfaqe te totale prej 138 m2 dhe siperfaqe te brendshme prej 122 m2. Ndodhet ne nje nga zonat me relaksuese dhe te bukura te qytetit duke mundesuar pamje mahnitese me detin. Apartamenti organizohet nga korridori hyrës, në ambientin e ndenjes së bashku me këndin e gatimit me dalje në ballkon, dy dhoma gjumi, ku dhoma matrimoniale ështe e bollshme me tualet te brendshem, tualetin qëndror dhe nje ballkon tjeter ku te dyja dhomat e gjumit kane akses. Cdo hapësirë e brendshme ka ndricim natyral dhe pamje te detit. Apartamenti ka sistem kapot te jashtem, dopio mur te brendshem me lesh guri ne mes per termoizolim dhe akustik ku muret jane te ndertuara me brez sizmik. Ndertesa eshte e pajisur me ashensor prodhim i standartit CE. Per nje shoqerim ne prone ose me teper informacion ju ftojme te na kontaktoni.
- View to Sea
-
2 Dhomë gjumi
-
1 Dhomë ndenje
-
2 Tualet
-
Sip. e Brendshme: 122 m2
-
Sip. Totale: 138 m2
-
350,000 €
-
Currilat
-
6
-
-
3