Dyqani juaj "One Stop Shop" Real Estate

SHITET FERMË NË SALLMONE, SHIJAK!
ID: MEI6318
Tokë
Për Shitje
410,000 €
Sip. Totale: 19000 m2
Adresa
Përshkrimi

Shitet fermë me sipërfaqe 19000 m2 . Ferma ka projekt për agriturizëm, dhe është në proces të marrjes së lejes së zhvillimit e lejes së ndërtimit për agroturizëm , gjithashtu edhe shumë investime të bëra, si : Stalla për kafshë aktualisht ( dhi, dele, pula, rosa, pata, lepuj, bletë), shtëpi për një familje që të jetoj e mirëmbajë fermën, hangar qe shërben per mbajtjen e ushqimit te kafshëve dhe një hangar për veglat e punës. Ferma është e pajisur me një depozitë betoni nëntokësore me 65.000 m3 ujë dhe stacion pompimi për vaditje me sistem pikimi për vreshtat, pemët, serat. Ferma organizohet në 800 m2 sera e ndarë në 3 kampate, 3 dynym vreshta rrushi në prodhim për verë, raki, dhe rrush tavoline, 110 rrënjë ulli, 700 pemë frutore, e rrethuar me 100 shegë, 100 pemë lajthi dhe manaferra. Përbëhet nga sipërfaqe të lira për investime si frigorifer grumbullimi, vileta për bujtina, punishte përpunimi. Ështe e pajisur me rrugë e trotuare të bëra me shtylla ndriçimi. Disponon certfikatë të rregullt pronësie. Per më shumë informacion ose një vizitë në pronë më kontaktoni.

Tipare
  • 0 Dhomë gjumi
  • 0 Dhomë ndenje
  • 0 Tualet
  • Sip. e Brendshme: 19000 m2
  • Sip. Totale: 19000 m2
  • 410,000 €
  • Shijak
  • 392
Shpërndaje