Rreth Nesh

Historia Jonë

 

Historia jonë:

·         Mei Realty është agjensi që operon kryesisht në ndërmjetësimin e Pronave të Paluajtshme. Zyra jonë operon që në vitin 2009 ne fushën e Pasurive të Palujtshme.

·         Suksesi dhe Rrugëtimi ynë filloi në shtator të vitit 2009 duke u bërë pjesë e rrjetit global Century21 me një nga zyrat më të mira në rajonin e Ballkanit, deri në shtator të vitit 2017 kur menduam që mundësitë tona janë më të mëdha për të krijuar një Brand shqiptar dhe ndërkombëtar.

·         Pas konsultimesh të vazhdueshme menduam që NE do të jemi emri I cili do të bëjë ndryshimin në tregun sfidues të Agjensive të Pronave të Paluajtshme.

·         Duke u mbështetur në ekspertizën tonë tashmë mbi 8 vjeçare, tek ekspertët dhe bashkëpunëtorët tanë ne kemi kënaqësinë t'ju prezantojmë sot:  Mei Realty.

·         Pse Mei Realty?

·         Emri Mei  është zanafilla jonë, është emri që na ka shoqëruar që në fillimet tona, është emri që Ne na bën krenarë dhe klientët tanë i bën të ndjehen të sigurtë dhe besimplotë në këshillat dhe shërbimin që ne ofrojme.  Realty është standarti i ri dhe qasja e re në tregun imobiliar.

·         Mei  Realty nuk është vetëm nje agjensi imobiliare, por Mei Realty është zyra ku të gjithë që kanë nevojë për: shitje, blerje, qiradhënie dhe qiramarrje, informacion, ekspertizë, mundësi investimi, zgjerim aktiviteti, zhvillim të ideve dhe ambicjeve por jo vetëm pasi rrjeti ynë do të jetë një "One Stop Shop" për të gjitha shërbimet që lidhen me Pronat e Paluajtshme.

·         Mei Realty është rrjeti i zyrave që në vitet që do të vijnë do të bëjë ndryshimin e mënyrës së trajtimit të pronave në Shqipëri dhe në gjithë rajonin tonë. Mei Realty është emri që bashkëpunon me ekspertët më të mirë në fushën e pronave të paluajtshme. Ne kemi departamentin tonë të marketimit dhe gjithashtu trajnuesit tanë por duke bashkëpunuar edhe me trajnuesit më të mirë në treg.

·         Ne besojmë se Progresi dhe Rritja e vazhdueshme është Domosdoshmëri dhe për këtë kemi nevojë për trajnime të përhershme.

·         Mos harroni:  Zgjedhja është e juaja por Diferencën e bëjmë NE.  Ne jemi të dedikuar t'ju shërbejmë JU me profesionalizëm.

 

Kush jemi ne?

 

Misioni dhe Vizioni ynë:

Ne synojmë që të bëhemi një "One Stop Shop" për sa i përket shërbimit të Pasurive të Paluajtshme dhe të gjitha shërbimeve të tjera që janë të lidhura me të: Referimi i Kredidhënies në sistemin bankar shqiptar me Partnerët tanë, asistenca e noterit publik, vlerësimi i pronës dhe të gjitha shërbimet e tjera që lidhen me të.

Ne synojmë të kemi 15 deri në 20 zyra në Tiranë vetëm brenda 3 viteve të ardhshme dhe synojmë të zgjerohemi në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe brenda rajonit; Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, Serbi etj. Ne synojmë të kemi ekipet më të mira të Real Estate me trajnimet më të mira dhe me një atmosferë shumë miqësore të punës brenda kompanisë sonë. Ne kemi për qëllim që të kemi partnerë, agjentë dhe kolegë që e duan ekipin e tyre, profesionin e tyre dhe e dashurojnë atë çfarë ata bëjnë. Ne synojmë të ofrojmë shërbimin më të mirë të mundshëm dhe synojmë të kontribuojmë në shoqëri jo vetëm përsa i përket Pasurive të Paluajtshme, por edhe në shumë aktivitete të tjera në lidhje me sa më sipër. Ne kemi për qëllim të trajnojmë stafin tonë rregullisht me të gjitha strategjitë e reja, mjetet e marketingut, të gjitha të rejat dhe zhvillimet e tregut, trajnim të vazhdueshëm pozitiv ndaj jetës, qëllimeve profesionale dhe personale.

Kush jemi ne:

Ekipi ynë i profesionistëve po zgjerohet dhe do të zgjerohet dhe rritet rregullisht me profesionistët më të mirë të rinj dhe me eksperiencë, qëllimi i së cilëve është rritja e vazhdueshme. Disa nga kolegët tanë kanë qenë me ne për më shumë se 8 vjet që nga koha që u krijua fillimisht dhe ne jemi shumë krenarë për këtë.

 

Mei Realty nuk është thjesht një rrjet zyrash Pronash të Paluajtshme por është një familje e madhe ku ka vend për të gjithë ata individë që e mendojnë punën në Real Estate si Profesionin e jetës së tyre; një vend ku ke lirinë, hapësirën dhe kulturën e rritjes së vazhdueshme. Nëse bashkëpunoni me ne, nuk do të shkoni asnjë ditë në punë pasi do ta bëni atë me qejf dhe dëshirë.

 

Zgjedhja është e juaja, Diferencën e bëjmë NE

Shiko më shumë