Dyqani juaj "One Stop Shop" Real Estate

Tek Gjiri i Lalzit, Rezidenca Porto Lalzi, Shiten Apartamente 1+1!
ID: MEI6607
Apartament
Për Shitje
Cmimi sipas kërkesës
Sip. Totale: 64 m2
Adresa
Përshkrimi

Shiten apartamente të tipologjive 1 + 1 në kompleksin më të ri rezidencial dhe turistik “Porto Lalzi”, në Hamallaj - Gjiri i Lalzit. Apartamentet ndodhen në katin e 5-të të ndërtesës duke pasur fushëpamje të lirë dhe me një sipërfaqe totale që fillojnë nga 63 m2 në 65m2. Apartamentet janë në fazë suvatimi, me punime të një teknologjie cilësore dhe me të gjitha standardet bashkëkohore të ndërtimit. Arkitektura e veçantë, hapësirat e mirë organizuara dhe të ndriçuara ofrojnë një jetesë sa më komode. Kompleksi Turistik “Porto Lalzi” është në proces ndërtimi dhe është i projektuar si një Qender Multifunksionale, që përfshin njësitë e banimit, Bare, Restorante, Qender Tregtare, fusha tenisi, hapësira të gjelbra, hapësira rekreative për fëmijët, pishina, mini liqen dhe “La Cittadella” që do të jetë një Qender Argëtimi duke ofruar të gjitha facilitetet e nevojshme. Ajo çfarë e bën të unik këtë kompleks është futja e detit drejt tokës duke krijuar një Port Jahtesh si dhe vendodhja afër kryeqytetit, qytetit të Durrësit dhe Aeroportit “ Nënë Tereza”. Gjithashtu “Porto Lalzi” shtrihet në një nga zonat e Adriatikut, më të kërkuara jo vetëm për turizëm por edhe për një përdorim në 365 ditë të vitit dhe ku vlera e pronës është rritur nga viti në vit. Kontakto tani Glediusin ne numrin +355676022313 per me shume informacion ose per te realizuar nje vizite ne kete prone ose ne prona te ngjashme.

Tipare
  • 1 Dhomë gjumi
  • 1 Dhomë ndenje
  • 1 Tualet
  • Sip. e Brendshme: 57 m2
  • Sip. Totale: 64 m2
  • Cmimi sipas kërkesës
  • Gjiri I Lalzit
  • 1286
Shpërndaje