Dyqani juaj "One Stop Shop" Real Estate

Liqeni artificial, shitet apartament 3+1
ID: MEI216
Apartament
Për Shitje
330,000 €
Sip. Totale: 290 m2
Adresa
Përshkrimi

Shitet Apartament ne nje nga zonat me te preferuar te Tiranes, prane liqenit artificial.Apartamenti ndodhet ne nje kompleks me objekte banimi 4-kateshe + 1-kat parkim. Ndertimi eshte I ri dhe cilesor. Apartamenti ndodhet ne katin e katert. Objekti ka perfunduar ne vitin 2009 dhe eshte nje nga objektet me ndertimin me cilesor ne zone.Urbanizimi I zones eshte I rregullt.Infrastruktura eshte shume e mire me rruge te shtruara dhe trotuare.Orientimi I apartamentit eshte kryesisht nga veri-perendimi : ambienti I dites, dhoma materimoniale, dhoma e femijeve, vendndodhja, organizimi I brendshem, orientimi e bejne kete apartament mjaft te favorshem per banim. Siperfaqja totale e matur e prones eshte 290m2 e shfrytezuar (pa shkallet) e dokumentuar eshte 284.4m2, ku 221.6m2 eshte banese .Siperfaqe verande e mbuluar 20.1m2. Siperfaqe verande + ballkon, pa mbuluar 48.3m2. Apartamenti perbehet:2-ambjente ndenje 1-ambient gatimi 3-dhoma gjumi - Dhome e zakonshme - Dhome gjumi per femije ku jane perfshire ambienti I fjetjes dhe hapesira per te luajtur. - Dhome matrimoniale me hapesire te bollshme me tualet brenda dhe me garderrobe. 2-Tualete 1-Depo 1-Korridor 1-Ballkon 2-Veranda Sistem ngrohje/ftohje qendror/chiller, daikin inverter; Veshja e mureve perimetrale me sistem izolimi hidro dhe termo (grafiato/rrjete + polisterol ose gisps cimentato/lesh guri/hapesire, tulle nga brenda); Vetratat dhe dritaret jane marka Pierdoor, produkt gjerman i realizuar/prodhuar ne greqi dhe ardhur i gatshem dhe montuar ne vend; me xhama me veshje film per reflektim rezesh, mbushur me argon; vetratat kane edhe dopjo xham triplex brenda dhe jashte; Te gjitha dritaret dhe vetratat kane sistemin me veshje te shpatullave dhe pozicionimi i vetratave/dritare ne kend, sipas patentes per te realizuar izolimin optimal (akustik dhe termik); Shpatullat gjithashtu sherbejne si udhezues per grilat qe jane me elektromotor; Taraca eshte e tera e ribere me patenten perkatese te izolimin (shtrese termoizoluese, 3 shtresa katrama ku nje prej te cilave me shtrese alumini qe mbledh cdo nxehtesi qe kalon dhe qe e shkarkon nepermjet,shtrese betoni me zgare hekuri e llustruar me helikopter me kuarc Sistemi elektrik my home,Panel diellor dhe sistem filtrash uji; Kuzhina me banak quarc. Pajisjet e markave cilesore (soba me induksion - me kursim kohe dhe energjie). bashke me apartamentin jane dhe dy garazhde.Per cdo informacion te metejshem kontaktoni ne +355676022313.

Tipare
  • School
  • 5 Dhomë gjumi
  • 2 Dhomë ndenje
  • 2 Tualet
  • Sip. e Brendshme: 222 m2
  • Sip. Totale: 290 m2
  • 330,000 €
  • Liqeni I Tiranes
  • 1418
  • 4
Shpërndaje