Jepet me qira hotel me 7 dhoma dhe restorant në kodrën e Golemit. Ofrohet për qira një strukturë funksionale hotelerie, e përbërë nga një hotel me 7 dhoma dhe restorant të pa kompletuar, e pozicionuar në një zonë tërheqëse të Golemit – në kodër me pamje të hapur. Prona ofron një panoramë të veçantë, duke përfshirë njëkohësisht pamje nga liqeni dhe deti, çka e bën atë të përshtatshme për zhvillimin e një biznesi turistik cilësor. Zona karakterizohet nga qetësia, gjelbërimi dhe natyra e paprekur. Infrastruktura është e rregulluar, me rrugë të asfaltuara, ndriçim publik dhe akses të lehtë. Të dhënat kryesore të pronës: Shtatë dhoma të mobiluara për akomodim, restorant me ambiente të brendshme dhe të jashtme, post parkimi të dedikuara për klientët e hotelit dhe restorantit, ambient i gjelbëruar dhe mirëmbajtur. Aktualisht, dhomat janë të pajisura dhe funksionale, me një nivel të kufizuar klientele, çka krijon hapësirë për zhvillim dhe promovim nga qiramarrësi i ardhshëm. Prona është ideale për investitorë që kërkojnë të zhvillojnë një aktivitet turistik në një vend me pozicion të favorshëm dhe potencial të lartë rritjeje. Për më shumë informacion dhe për të organizuar një vizitë në vend, ju lutemi na kontaktoni.
-
7 Dhomë gjumi
-
1 Dhomë ndenje
-
8 Tualet
-
Sip. e Brendshme: 220 m2
-
Sip. Totale: 700 m2
-
3,000 €
-
Golem
-
15
-
-