Shërbimet Tona

Blerje Pasurie te Paluajtshme

1% deri 2% të Vlerës

Asistencë në gjetjen e Pronës së duhur që I përshtatet më së miri Kërkesave dhe kritereve të klientit.  Asistencë në përpilimin e kontrates dhe në ndjekjen e procedurave për regjistrimin e Pronës në ZVRPP

Shitje Pasurie te Paluajtshme

3% e Vlerës së Shitjes
Shërbimi më cilësor në treg mbi procedurat e shitjes dhe blerjes së pronës tuaj; asistence juridike, përllogaritje dhe sqarim i detyrimeve që duhet të paguani për procesin e shitjes si: Tatim Fitimi, Kontrata Noteriale, Bllokimi apo Lirimi i prones në ZVRPP etj.

Qiradhenie

1 Qira deri 15% të Qirasë vjetore. 
Asistencë profesionale jo vetëm në gjetjen e klientëve (qiramarresve) por edhe përzgjedhjen e tyre, ndihmë dhe asistencë për arredimin e shtëpisë sipas trendeve të klientëve të mirë për mundësine e përfitimit të një qiraje më të mirë.

Qiramarrje

50% e Qirase deri ne 1 Qira
Asistencë në gjetjen e një prone cilësore sipas specifikimeve dhe kërkesave tuaja duke arritur në një çmim të pranueshëm dhe kënaqshëm për ju. Asistencë më shërbimet e nevojshme: OSHEE,  UKT, Internet, Telefoni, Administratoret etj.

Vleresim Prone

50 Euro deri 500 Euro
Ekspertiza jonë në tregun e pasurive të paluajtshme prej shumë vitesh tashmë,  transaksionet e kryera nga në dhe agjentët tanë,  database-i i gjithë rrjetit Century21 Albania dhe informacioni ynë shumë I detajuar mbi transaksionet e kryera na bën në të jemi një pikë referimi për Vlerësimet jo vetëm nga individë por sidomos nga Institucionet Financiare vendase dhe Ndërkombëtare, nga kompanitë vendase dhe të huaja që operojnë në tregun e pasurive të paluajtshme, ne ndërtimtari, investime etj.

Asistence Kredie

Marrëveshjet e bashkëpunimit me sistemin bankar, kontaktet dhe bashkëpunimet që kemi me ta për asetet e tyre dhe për kërkesat e tyre për shërbimet tona na bën në të kemi mundësinë të ofrojmë asistencen dhe ekspertizën më të mirë për të përshpejtuar procesin dhe për të arritur rezultatin më të pranueshëm duke ju ndihmuar edhe ne negocimin e kontratave me sistemin bankar. Kontaktet tona të vazhdueshme me ta na bën të kemi ekspertizën e duhur për t'ju orientuar ju se cila bankë ka kushtet më të mira në një periudhë të caktuar dhe për një produkt të caktuar