Blog

2018-09-24 17:43:19

Studimi dhe Eksperienca në Tregun e Qirave në Zonën e Don Bosko-s

Çdo vit në Shqipëri vijnë rreth 200 – 300 studentë të huaj, kryesisht Italianë dhe sigurisht që të gjithë këta studentë kanë nevojë për një vend për të jetuar.


Zonat që studentët preferojnë ndryshojnë sipas viteve të qëndrimit në Tiranë, sipas ekperiencës sonë zonat më të preferuara për Qiramarrësit janë kryesisht zonat Qëndrore. Nëse studentët e vitit të parë  duke qënë se nuk e njohin mirë Tiranën preferojnë të jenë afër Universitetit (meqënëse edhe prindërit e tyre ndihen më të sigurt keshtu) si zona rreth Zogut te Zi dhe Don Bosko-s, studentët që janë në vit të dytë- tretë edhe me lart fillojnë dhe lëvizin edhe në zona të tjera si zona e ish-Bllokut, Myslym Shyrit apo Rrugen e Kavajes pasi dëshirojnë të jenë ë zona më të pupulluara dhe të larmishme pas shkolle.


Në zonën e Don Boskos, meqë është zona ku ne operojmë më shumë çmimet e apartamenteve me qira kanë qënë relativisht të ulta. Një apartament 1+1 varionte te 18 000 ALL – 23 0000 ALL, apartamenti 2+1 varionte 20 000 ALL – 30 000 ALL në varësi të mobilimi, sipërfaqes, pallatit etj





Me ardhjen e studenteve ne Tirane cmimet e apartamenteve pesojne nje rritje te konsiderueshme duke bere qe studentet shqiptare te marrin apartamente me qira ne periferi per arsye mos perballimi te cmimeve ne zonat me afer qendres.


Nese ne zonat e tjera cmimet e apartamenteve me qira jane rritur gradualisht nder vite ne zonen e Don Boskos cmimet ndryshuan Brenda Vitit. Sic permendem edhe me siper ne rast se me pare nje apartament 1+1 ishte 18 000 ALL – 23 000 ALL, çmimi do te shkoi ne 200-250 euro, nje apartament 2+1 ishte 20 000 ALL – 30 000 ALL çmimi do te shkonte ne 300 – 450 euro.


Sigurisht qe cmimet u rriten por edhe mobilimi I apartamente ndryshoi. Pra pronaret nuk mobilonin me apartamente me mobilime modeste por ato filluan te ishin moderne dhe plot shije pasi studentet kishin pretendime per sa I perket kushteve te jeteses.


Fillimisht ne periudhen e shtatorit kishte shume apartamente te lira me qira qe agjentet tane listonin ne sistem, por vit pas viti numri i ketyre apartamenteve sa vinte dhe ulej. Pasi shume studente e mbanin nje apartament per dy ose tre vite duke bere qe oferta sa vjen dhe eshte ne ulje.


Por rritja e kerkeses ne nje kohe qe oferta ulet ushtron nje presion te madh ne rritjen e cmimeve te qirase ne Tirane.


NE tek MEI REALTY Don Bosko I japim vlere te shtuar apartamentit tend. Nqs keni nje apartament per te dhene me qira ne zonen e Don Boskos dhe jo vetem, ne e japim shpejt dhe me kliente te huaj dhe serioz.



Mei Realty Don Bosko eshte nje agjensi imobiliare dhe ka 9 vjet ne tregun e pasurive te paluajtshme.  Nga Mei Don Bosko u projektua e mori udhe zhvillimi  MEI REALTY e cila sot pas nje viti perfaqsohet me tre zyra dinjitoze dhe eshte duke u pergatitur te hap te katerten.


Ne kemi qene nje pike referimi per te gjithe studentet italiane qe zgjedhin Shqiperine per te studiuar. Ne arrijme qe ne nje vit tu gjejme apartamente rreth 150 studenteve. Me nje staf virtuoz dhe te kudo gjendur kemi arritur qe jo vetem te japim apartamentet me qira por te ndryshojme dhe mentalitetin e qiradhenesve shqipetar.


Prandaj moto jona eshte ZGJEDHJA ESHTE E JUAJA, DIFERENCEN E BEJME NE.


Punoi Enkela Kola
MEI Realty Don Bosko