Blog

2018-03-05 11:10:37

TAKSIMI I PRONES

Nga 1 Prilli, te gjithe apartamentet, shtepite e legalizuara, dyqanet, garazhet, bodrumet, zyrat dhe magazinat do te taksohen me taksen e re te prones.

 

Me taksen e re, si ndërtesa qe sherbejne per banim dhe qe do te taksohen me 0.05% te vleres se çmimit, do te përfshihen: apartamentet, shtepite e legalizuara, garazhet e mbyllura apo ndërtesat nen toke, qe nuk shfrytëzohen per veprimtari ekonomike. Ne kete rast taksa do te llogaritet mbi cmimet reference fiskale dhe ato te shit-blerjes.

Drafti diferencon me konto 30% te vleres se çmimit te banimit, apartamentet e ndertuara para 1993 dhe qe jane privatizuar me cmime simbolike.

Per shtepite e legalizuara, bashkime do te perdorin te dhenat e Aluiznit per llogaritjen e çmimit te shtepise. Me 70% te çmimit te sipërfaqes se ndërtesave te banimit do te jete çmimi per 1 m2 i garazhit apo bodrumit. Per dyqanet, çmimi per 1 m2 siperfaqe do te jete dy here me i larte se çmimi i ndërtesave te banimit, sipas qyteteve dhe zonave.

Per zyrat dhemagazinat çmimi per 1 m2 sip do te jete sa çmimi i ndërtesave te banimit sipas qyteteve dhe zonave.

Nuk do te mbeten jashte taksimit edhe shtepite qe jane demtuar nga termetet zjarret dhe përmbytjet. Per kete kategori, qe ka sipërfaqe te demtuar, do te aplikohet te njejten formule me skonto 30% te çmimit, apo e thene ndryshe, do te taksohen per 70% te sipërfaqe se shtepise.

Baza e llogaritjes se takses se nderteses eshte vlera e nderteses apo njesive te nderteses. Vlera e nderteses/njesi ndertese llogaritet si produkt i sipërfaqes gjithsej te nderteses me çmimin per meter katror, te llogaritur sipas kësaj metodologjie.

Per efekt te llogaritjes se takses, baza e takses shumëzohet me shkallen ne përqindje te takses se miratuar me ligj sipas kategorive;

0.05% per shtepite e banimit

0.2% per ndërtesat qe shfyretezohen per veprimtari ekonomike

30% kur shkelen afatet e lejes se ndertimit

 

Kategorite qe do te taksohen:

 

  • Apartamentet
  • Shtepite e legalizuara
  • Ndertesat e dëmtuara nga termetet, zjarret dhe pembytjet.
  • Garazhet e mbyllura
  • Bodrumet
  • Dyqanet mbi toke apo nentoke edhe ne rast se nuk shfrytëzohen
  • Ndertesat tregtare qe sherbejne per prodhim-tregtim ose sherbim me pakice
  • Fabrikat
  • Depot
  • Magazinat
  • Zyrat